Biden: Kriza në Ballkan, fryt i qeverive të këqija të rajonit

joe_biden_0602.jpg

Ish-nënkryetari i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se si presidenti rus është duke punuar për destabilizimin e Evropës.

Në kuadër të një samiti të “Concordia Europe” në Athinë, Biden ka theksuar se si SHBA-ja dhe Evropa duhet të punojnë së bashku në tejkalimin e problemeve aktuale në botë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Duke e përmendur rritjen e tensioneve në Ballkan, Biden ka thënë se ajo krizë është fryt i qeverive të këqija në shtetet e atij rajoni.

Ka paralajmëruar edhe rreth krizës aktuale në Ukrainë, duke thënë se si forcat paramilitare proruse kanë vrarë në lindjen e atij shteti të paktën 100 veta.

Komentet
Top