Bitcoin kap vlerën rekord të 3,000 dollarëve

auto_MW-FN792_bitcoi_20170606085726_ZH-730x4101497329531.jpg

Monedha dixhitale ka patur një vit të shkëlqyer duke u rritur me 200% në 2017-ën. Vlera është trefishuar që nga Dhjetori dhe është rritur me 30% që nga fillimi i këtij muaji.
Bitcoin këmbehej me 3,000 dollar për herë të parë ditën e Dielë duke vijuar me rritjen masive e cila është ndihmuar nga kërkesa e lartë në tregjet dhe investitorët Aziatikë.

Sipas CoinDesk, një bitcoin këmbehej me 3,012.05 dollar ekzaktësisht ditën e Dielë duke vendosur një rekord të ri. Në bursat Kineze këmbehej 40 deri në 60 dollar më shumë.

Monedha dixhitale ka patur një vit të shkëlqyer duke u rritur me 200% në 2017-ën. Vlera është trefishuar që nga Dhjetori dhe është rritur me 30% që nga fillimi i këtij muaji.

Kërkesat në tregjet Aziatike është faktori kryesor që po ndikon në rritjen e monedhës. Investorët kanë qenë edhe më të gatshëm për të blerë bitcoin pas komenteve të Presidentit të Rezervës Federale Amerikane duke thënë se teknologjia blockchain ka potencial të lartë.

Komentet
Top