Biznesi i biçikletave me qira – “Mobike” siguron $600 mln, do shtrihet në të gjithë botën

MOBIKE-740x383.jpg

Kompania start-up kineze Mobike, që operon në sektorin e dhënies me qira të biçikletave njoftoi se ka siguruar një shumë rekord prej 600 milionë dollarësh për të zgjeruar aktivitetin e saj përtej oqeanit.

Tre aksionerët kryesorë të kompanisë, mes të cilave edhe një firmë amerikane investimesh, siguruan këtë financim të paprecedentë për një kompani të tillë.

Kjo do ti mundësojë “Mobike” që të shtrihet në më shumë se 200 qytete në të gjithë botën, brenda këtij viti. Ky është edhe një ndër objektivat e Mobike.

Kompania operon aktualisht në 100 qytete në Kinë ndërkohë që është zgjeruar në Singapor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Financimi i ri do të përdoret edhe për inovacionin teknologjik. Që prej Tetorit të vitit të kaluar, kompania ka ngritur fonde prej 900 milionë dollarësh dhe aktualisht biznesi i saj ofron 25 milionë xhiro me biçikletë në ditë në të gjithë botën.

Komentet
Top