Biznesmeni shqiptar me Pamela Anderson

auto_pamela-anderson-fatmir-hysenbelliu-470x7061494931182.jpg

Biznesmeni i suksesshëm shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, është fotografuar nga paparacët e prestigjiozes britanike “Daily Mail” me aktoren dhe njëkohësisht modelen e njohur amerikane, Pamela Anderson, duke dalë nga hotel “Faena” dhe hipur në një makinë “Range Rover” në “Miami Beach” të dielën, raporton panoramasport.

Disa ditë më parë, Hysenbelliu dhe Anderson kanë qenë në një darkë të përbashkët dhe ishte vetë ylli i “showbiz”-it botëror që në “Instagramin” e saj postoi një foto nga kjo darkë përkrah ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare. Për më tepër, Hysenbelliu është bërë shumë shpejt ndër personat e paktë që Anderson ndjek në rrjetet sociale që pas këtij takimi. Sigurisht që kjo foto është shpërndarë me shpejtësi dhe ka bërë mjaft jehonë në mediat ndërkombëtare.

Komentet
Top