Blaise Matuidi, objektivi i kesaj ekipe për mesfushë

Matuidi-1-780x439.jpg

Mesfushori i PSG-së, Blaise Matuidi është qëllimi i Juventusit për tregun e verës.

Mediet italiane raportojnë se Matuidi është objektiv i Juvës për repartin e mesfushës.

Kampionët e Italisë prej kohësh janë duke e vëzhguar lojtarin të cilin synojnë që gjatë kësaj verë ta sjellin në Torino.

Thuhet se Juve dhe agjenti i lojtarit tashmë kanë nisur negociatat për transferimin e Matuidit, i cili me PSG-n ka kontratë deri në vitin 2018.

Komentet
Top