BMW i3 me pamje të re ekskluzive

auto_bmw-i3-exclusive-edition1494318545.jpg

Gjiganti gjerman i veturave, BMW, modelin e saj elektrik i3 (94 Ah) tani është duke e ofruar me pamje të re ekskluzive për blerësit në Holandë.

Në Holandë, ky model mban emrin BMW i3 Carbon Edition dhe vjen me eksterier me ngjyrë të zezë Carbon, disa detaje me ngjyrë gri metalike Frozen, si dhe me set të ri të rrotave 20-inç, po ashtu me ngjyrë gri Frozen, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, i3 Carbon Edition vjen edhe me interier prej lëkure, çatinë prej xhami, sistemin për parkim (Parking Assistance), xhamat e errët, si dhe me sistemin e zërimit Kardeon Stereo.
BMW i3 Carbon Edition, në Holandë kushton 53,731 euro.

Komentet

0 thoughts on “BMW i3 me pamje të re ekskluzive”

  1. beso says:

    Shume fjale jane goditur, por sikur te ju ua drejtojshe me adrese atyre te BDI-se qe synojne Unionin Evropian duke e theksue se anetarsimi eshte i domosdoshem per maqedonine dhe shqiptaret, atehere do kishe be pune te madhe z.autor.

    Sidoqofte, ishte nje shuplake per BDI-ne!

Top