BMW përgatitet për lansimin e “bishës” se re

auto_bmw_1499550568-77757341499551865.jpg

Të kujtojmë, gjenerata aktuale e modelit të BMW-së, X4 Sports Activity Coupe, është shfaqur në panairin e veturave në New York në vitin 2014, por prodhuesi bavarez tani është duke paralajmëruar gjeneratën e re të këtij modeli.

Sipas revistës gjermane të njohur, “Auto Bild”, shitja e X4 të ri pritet të fillojë në fillim të verës së vitit 2018.

Në shikim të parë të dizajnit, duket se nuk do të presim diçka revolucionare, ndërsa X4 i ri do të vijë me platformën CLAR – të ngjashme siç e ka BMW X3 i ri.

Në anën tjetër, BMW X4 i ri pritet të vijë me sistemin për ndihmë të shoferit më modern, ekran Head-Up, si dhe me paketën M Sport – e cila përfshinë aerodinamikën “M”, rrotat “M” nga alumini, amortizatorët sportiv, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat sportive, ulëset “M”, etj.

Gjithashtu, X4 i ri pritet të jetë më i lehtë dhe më ekonomik për dallim nga modeli aktual, si dhe me interier funksional e me më shumë hapësirë.

Në gamën e motorëve të këtij modeli të ri, në dispozicion pritet të jenë motorët e njohur nga X3 i ri, ku ndër të tjera, përfshihet motori benzinë me kapacitet prej 184, 252 dhe 360 kuajfuqi (versioni X4 M40i), si dhe motori dizel me 190 dhe 265 kuajfuqi.

Mbetet të shihet nëse në dispozicion do të jetë edhe versioni Plug-in hibrid, ndërsa në të ardhmes X4 M nën kofano do të ketë edhe motorin me gjashtë cilindra e kapacitet prej mbi 400 kuajfuqi. Po ashtu, në gamën e motorëve do të gjenden versionet me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe vetëm me rrotat e pasme.

Komentet
Top