Boateng transferohet në Serie A?

auto_boateng1494662938-1.jpg

Jerome Boateng mund të transferohet në Serie A gjatë verës

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Jerome Boateng në Bayern Munich. Reprezentuesit gjerman nuk i ka pëlqyer që është lënë në bankën rezervë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Sipas të përtashmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Roma mund ta shtërzoj këtë pakënaqësi të lojtarit dhe ta transferoj në Olimpico gjatë verës.

Por, trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, insiston se Boateng do të jetë lojtar i Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm.

“Boateng ka pasur probleme këtë sezon, ai ka qenë shumë i lënduar”, tha fillimisht Ancelotti në konferencën për media para ndeshjes me RB Leipzig në Bundesliga.

“Ai ka ndikim në skuadër dhe do të qëndrojë me ne. Flas shumë me të, gjithmonë flas me lojtarët dhe nuk kam me asnjë probleme”, shtoi Ancelotti.

Komentet
Top