Bottas fiton Çmimin e madh të Austrisë

thumbs_b_c_53706b80909c85181645c27d49483f54.jpg

Piloti i Mercedesit, Valtteri Bottas triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1, ndërsa pilot i Ferrarit, Sebastian Vettel, përfundoi në vendin e dytë, duke rritur avantazhin në radhitjen e përgjithshme të kampionatit ndaj rivalit kryesor Lewis Hamilton.

Bottas bëri mjaftueshëm për të mbajtur pas vetes gjermanin Vettel, i cili përfundoi i dyti me një mbetje prej 0.6 sekonda.

Daniel Ricciardo i Red Bullit tregoi aftësi të mëdha duke e mbrojtur vendin e tretë që rrezikohej nga Hamilton, i cili për pak sa nuk kaloi pilotin australian në dy xhirot e fundit, por u detyrua të kënaqet me vendin e katërt.

Me fitoren e sotme, Bottas realizoi triumfin e tij të dytë në karrierë, që të dy erdhën prej kur piloti këtë sezon iu bashkua Mercedesit nga skuadra e Williamsit. Hera e parë e tij në podium ka qenë pikërisht në këtë pistë në vitin 2014, atëherë kur përfundoi i treti.

Komentet
Top