Buffon: Në 2018 tërhiqem por…

auto_2202_Buffon1456218972.jpg

Një jetë duke kycur portën, prej më shumë se dy dekadash pjesë e futbollit të madh botëror por dhe për një si Gigi Buffon vjen një ditë kur duhet të ndalet duke lënë bosh vendin mes dy shtyllave, por jo trashëgiminë e një portieri të madh që nga dita e parë e karrierës së tij. Këtë të hënë, gardini I të kaltërve dhe bardhezinjve konfirmoi atë që dihej prej kohësh pas Botërorit rus do të tërhiqet nga futbolli I luajtur. Gjithsesi për një njeri që ka patur gjithmonë celësin e portës nuk është e pazakontë që të paktën një herë të vetme derën të lërë paksa hapur për veten, pasi në intervistën e tij me mediat, Buffon konfirmoi se mund të vazhdojë vetëm në rast të fitimit të trofeut të madh të Champions League: “Me 99 përqind do të largohem në përfundim të Rusi 2018. Do të luajë dhe sezonin e fundit dhe më pas do të ndalem. Gjithsesi mund të vazhdojë të qëndroj vetëm nëse fitojmë Champions, pasi e tillë është marrëveshja me Agnellin sepse duam që të fitojmë së bashku më pas dhe Superkupën e Europës dhe Botërorin”. Në fund të fundit do të ishte mëkat t’I kërkojë Buffon të largohej duke e ditur se ka ende mundësinë për të marrë dhe dy trofe të tjerë të mëdhenj, pas një karriere të gjatë të pasur me fitore dhe trofe.

Komentet
Top