Buffon paralajmëron pensionimin

Gigi-Buffon1.jpg

“Një trajner që bën zgjedhjen e skuadrës duhet të mendojë edhe për të ardhmen. Ky do të jetë sezoni i fundit dhe dua ta mbyll si protagonist”

Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon, e ka pranuar se pas një viti mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Ikona e portës italiane dhe Juventus mbështet zgjedhjen e klubit bardhezi për të marrë Wojciech Szczesny si zëvendësuesin e tij.

“Është e drejtë që Juventusi ka marrë një portier të tillë si Szczesny, ashtu sikurse mbështes edhe zgjedhjen e Donnarumma si të ardhmen e kombëtares italiane. Ata e kanë merituar të jenë në këto pozita”.

“Një trajner që bën zgjedhjen e skuadrës duhet të mendojë edhe për të ardhmen. Ky do të jetë sezoni i fundit dhe dua ta mbyll si protagonist”.

Buffon pas Botërorit Rusia 2018 mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

Komentet
Top