Burg për sulmuesit e Ledri Vulës – FOTO

0-77.jpg

Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Krenar Çoçajn e Gazmend MIrenën për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.

1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro.

Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove.

Vendimi për Çoçajn e Mirenën u vonua për rreth një orë pasi gjyqtarët ishin në takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi.

Dje u dha fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor në të cilin prokuroria kërkoi dënim, e mbrojtja lirim të të akuzuarve.

Krenar Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës.

Prokurorja kërkon dënime për sulmin ndaj Ledri Vulës

Prokuroria e Shtetit kërkoi dënim sipas ligjit për Krenar Çoçaj e Gazmend Mirenën, për të cilët pretendon se kanë sulmuar Ledri Vulën në natën e 7 qershorit 2012.

Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja Besa Limani kërkoi nga gjykata që Krenar e Gazmend Mirena të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Po ashtu, ajo theksoi si rrethanë rënduese motivin e ulët për kryerjen e veprës penale.

“Vula ka deklaruar se më herët nuk ka pasur asnjëherë problem me të, por se Krenari ka pasur lidhje dashurie me të njëjtën femër me të cilën i dëmtuari ishte në lidhje në kohën e ngjarjes kritike”, shtoi prokurorja Limani.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri, për lidhjen me të cilën edhe vetë Vula në deklaratën e tij ka theksuar se ka qenë shkak i sulmeve të kryera ndaj tij nga dy të akuzuarit.

“Motivi i sulmit ishte Dafina, pasi që pas Krenarit kam qenë unë në lidhje me të”, kishte deklaruar Vula në shkurt të këtij viti para trupit gjykues.

Edhe avokati i të dëmtuarit Vula, Tomë Gashi, në fjalën e tij përfundimtare ka deklaruar se sulmi ndaj klientit të tij ishte bërë për motive xhelozie.

Prokurorja Limani së bashku me avokatin Gashi, theksuan se nuk është kontestuese se Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, gjë e cila sipas tyre është vërtetuar përmes dëshmitarëve, si dhe nga vetë i dëmtuari Vula.

Avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve, Kosovare Kelmendi e Asdren Hoxha, kërkuan nga trupi gjykues që për të mbrojturit e tyre të nxjerrë aktgjykim lirues, me arsyetimin se prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë tezën e akuzës dhe gjendjen faktike për të cilën akuzohen Çoçaj e Mirena.

Avokati Hoxha tha se këngëtari Getoar Selimi, i cili në natën kritike kishte qenë në veturë me Vulën, ka deklaruar para gjykatës se nuk ka arritur t’i identifikojë sulmuesit e Vulës dhe po ashtu nuk ka arritur t’u shohë armë.

E për deklaratën e Selimit, avokatja e të akuzuarit Çoçaj, Kosovare Kelmendi, tha se i njëjti edhe në deklaratën e dhënë në polici nuk e ka mbështetur deklaratën e të dëmtuarit Vula, derisa në deklaratën e dhënë para trupit gjykues ka deklaruar se sulmuesit kishin vënë maska.

pretendon se kanë sulmuar Ledri Vulën në natën e 7 qershorit 2012.

Kosovare Kelmendi tha më tutje se edhe Fidan Demolli, personi i tretë që ndodhej në makinë me Ledri Vulën ka deklaruar se nuk i ka parë sulmuesit sepse kanë qenë të maskuar.

“Kur është fjala për Demollin, prokuroria harron se në polici kur janë deklaratat më të freskëta (e dhënë 50 minuta mbas rastit) ai deklaron se nuk i ka parë sulmuesit sepse kanë qenë të maskuar. Nuk është kontestuese që është lëndu e kush ia ka shkaktuar është kontestuese”, tha Kelmendi.

Avokatja e Krenar Çoçajt deklaroi se ajo që ndodhi në këtë gjykim anon më shumë nga pafajësia e të akuzuarve.

Doemos pa asnjë dilemë përfundimisht do të rezultojë deklarata e Vulës, deklaratat e Selimit, Demollit dhe mbrojtja e të akuzuarve. Eliminoni deklaratat e të akuzuarve, përsëri do të peshojë më rëndë pafajësia e të akuzuarve. Edhe unë do të them se e kanë kry veprën, po hajde dëshmomani, e t ‘ju bind se Vula është rrahur edhe më përpara publikisht nëpër aeroporte. A është koincidencë, apo ka prirje për te qenë shumë shpesh i viktimizuar”, tha Kelmendi.

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Komentet
Top