Burrë, burrë dhe burrë të martuar

dc0acc64e47864937703817c6049d342-655x356.jpeg

Tre burra homoseksual janë martuar zyrtarisht midis tyre, duke e konsideruar si familja e parë “polyamorous”.
Martesa treshe e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi dhe ajo është legalizuar tashmë, ndërsa martesat midis të njëjtit seks janë legalizuar vitin e shkuar.
“Ne donim të vërtetonim familjen tonë … dhe të drejtat tona, sepse nuk kishim bazë të fortë ligjore që na krijonte si familje”, tha një nga burrat, aktori Victor Hugo Prada, në një video të botuar nga mediat kolumbiane të hënën.
Ai tha se ai dhe dy partnerët e tij, instruktori sportiv John Alejandro Rodriguez dhe gazetari Manuel Jose Bermudez, nënshkruan dokumentet ligjore me një avokat në qytetin Medellin, duke i themeluar si një njësi familjare me të drejta trashëgimie.
“Kjo na themelon si një familje, një familje polyamorous. Është hera e parë në Kolumbi”, shtoi ai.
Avokati dhe aktivisti i të drejtave të homoseksualëve, Rincon Perfetti tha se në Kolumbi ka shumë lidhje treshe, por ky ishte i pari që u njoh ligjërisht.
“Është një njohje se ekzistojnë lloje të tjera të familjes”, i tha ai AFP-s.
Një vendim i gjykatës kushtetuese në prill të vitit 2016 e bëri Kolumbinë vendin e katërt jugor të Amerikës që ka legalizuar përfundimisht martesën midis gjinisë së njëjtë, pas Argjentinës, Brazilit dhe Uruguait.

Komentet
Top