Buxhaku ka keqpërdorur mijëra euro si drejtor

buxhaku-698x380.png

Shpenzime të mëdha për furnizime me ushqim, pagesa të larta me para të gatshme, pajisje mobile në vlerë prej 8000 deri në 9000 euro, punësime dhe avancime me porosi janë vetëm disa nga keqpërdorimet që sipas Sindikatës janë bërë në Qendrën për Menaxhim me Krizat, në kohën kur si ushtrues detyrë është vendosur Agron Buxhaku.

Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me krizat, kanë reaguar lidhur me këto keqpërdorime, duke shtuar se me të njejtat I bëhet dëm edhe institucionit por edhe shtetit në përgjithësi.

Në keqpërdorimet e bëra në të holla, veçohen pagesat me para të gatshme me kartelë, shuma e lejuar e së cilës është në vlerë prej 500 euro në muaj, por që ndaras nuk mund të jetë më e lartë se 100 euro.

“Është paguar me kartelë, pagesë me para të gatshme,në vlera më të larta se 6150 den. (100E) është paguar edhe nga 7170 denarë (vepër penale)”

“Vetëm për muajin mars 2017, për shërbime për furnizim ushqimi, Ushtruesi i detyrës Agron Buxhaku, ka shpenzuar 23.400 denarë, gjë që paraqet shumë më të lartë se paga mesatare.”

“Me nënshkrimin e një kotrate me T-mobile-in për vitin 2017 ushtruesi i detyrës, ka përvetësuar 7 telefona Iphone 7, 5 telefona 5S dhe 2 tabletë Aple AIR, e cila paraqet vepër penale. Vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve është rreth 8000 deri në 9000 euro. “

Në dokumentet e publikuara nga sindikata, njoftohet se Makinat e Qendrës për Menaxhim me krizat, shfrytëzohen pa asnjë autorizim, pavarësisht faktit që njëra nga makinat është marrë si donacion nga BE-ja, për nevojat për menaxhim me migrantët. Për të njejtat makina janë shpenzuar edhe shuma të mëdha për lëndë djegëse.

“Pa asnjë autorizim për vozitje apo vendim, i shfrytëzon makinat si të jenë personale, në kuptimin tekstual të fjalës. Bëhet fjalë për makinat Peugeot 407 dhe Sangiong Rekston ( e cila është marrë si donacion nga BE-ja, për nevojat për menaxhim me migrantët) dhe të drejtë të pakufizuar të kartelës së besimit për lëndë djegëse. “

“Agron Buxhaku për muajin janar, (përplot me festa) për lëndë djegëse ka shpenzuar 30.000denarë, Shkurt 10.000, mars 30.000 dhe prill 30.000. Me makinën Mitsubishi.”

Veturat e njejta, sipas sindikatës, pa autorizim shfrytëzohen edhe për udhëtime jashtë shtetit. Më pastaj keqpërdorimet vazhdojnë edhe më këshilltarin, të cilit i është lejuar limit prej 800 denarë, derisa udhëheqësit e sektorëve kanë pasur limit 600 denarë, sipas dekretit të Qeverisë.

Sindikata akuzon Buxhakun edhe në aspektin profesional, nga ku thonë se për 8 muaj ka mbajtur vetëm dy kolegiume profesionale.

Nga Sindikata rikujtojnë se Agron Buxhaku, mbahet mend për shitjen e një parcele në qendër të Shkupit, për shumë pak para, si dhe për prishjen e asaj marrëveshjeje nga kryeministri i atëhershëm si dhe riaftësim dhe kthim në politikë, si drejtor i QMK-së në vitin 2005.


Vazhdon skandali: Buxhaku ka harxhuar mijëra… by tvshenjaofficial

Komentet
Top