Cacko këshilltar në qeverinë e Zaevit

karev.jpg

Lupçe Bubo Karov prej sot do të jetë këshilltar i jashtëm i ministrit pa resor të detyruar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovskit, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, deklaruan nga Qeveria.

“Përvoja e tij me mediat dhe shfaqet publike, do të jetë kontributi i veçantë në punën e Sektorit për komunikime dhe marrëdhënie me opinionin në Qeveri”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Lupço Bubo Karov në opinion është më i njohur me personazhin e tij humoristik “Cacko Konopishki” nga emisioni “K-15”, i cili tani nuk emitohet në ekranet e vogla.

Komentet
Top