Camacho kalon ne Bundesliga, ja per sa milione euro

auto_unnamed_11499550901.jpg

Wolfsburg ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mesfushorin defensiv Ignacio Camacho nga Malaga.

Raportimet nga Spanja sugjerojnë se transferimi i 27-vjeçarit kap shumën 15 milionë euro dhe se ai do të prezantohet të martën e ardhshme.

Camacho ka kaluar gjashtë sezone e gjysmë te Malaga, ku kishte ardhur nga radhët e Atletico Madrid.

Trajneri i Wolfsburg, Andries Jonker tha se Ignacio do të përforcojë mesin e fushës së skuadrës me aftësitë e tij.

Ndërsa, vetë Camacho tha se mentaliteti gjerman dhe mënyra e lojës në Bundesligë gjithmonë i ka pëlqyer, pasi fokusi kryesor është në taktika dhe rregulla.

Camacho arrin në ekipin gjerman, pasi që Luiz Gustavo, i cili kishte rol të njëjtë, kaloi në radhët e ekipit francez Marseille.

Wolfsburg ka forcuar radhët e veta edhe me John Brooks, Landry Dimata dhe William. Wolfsburg, i cili shpëtoi pa rënë nga Bundesliga sezonin e kaluar pasi shpëtimin e gjeti në play-off, po ashtu ka nënshkruar marrëveshje me futbollistin e ri Kaylen Hinds nga Arsenali.

Komentet
Top