Çerdhja në Shkup ku fëmijët detyrohen të falen – FOTO

cerdhe.jpg

Një kopsht fëmijësh në Maqedoni ngjan më shumë me një shkollë fetare, se sa me një institucion për edukim dhe kujdes ndaj fëmijëve.

‘Kopshti Bleta’, që gjendet në Shkup, në bazë të fotografive dhe videove që ka publikuar në rrjetin social Facebook, tregon se aty fëmijët merren aktivisht me mësime të fesë islame, edhe pse janë shumë të vegjël në moshë.

Një fotografi tregon kohën kur fëmijët mësohen të falen sipas fesë islame. Aty paraqiten rreth 20 fëmijë, shumë prej të cilëve janë vajza të vogla të mbuluara me shami sipas rregullave fetare islame.

Ndërkaq, një video shfaq fëmijët që ecin përreth një objekti të improvizuar që duket si objekti i Qabes në Mekë të Arabisë Saudite, vend ku besimtarët myslimanë kryejnë detyrimin e haxhit. Objekti i Qabes konsiderohet më i shenjti për besimtarët e fesë islame, raporton gazetametro.net

Shumë persona kanë shfaqur irritimin e tyre me këto veprime të çerdhes ndaj fëmijëve, duke thënë se ata duhet të edukohen e të mësohen gjëra nga shkenca e lëndë shkollore, e jo në moshë kaq të vogël t’u mësohen ritet fetare.

Fëmijët, sipas fotografive, janë shqiptarë, pasi shumë prej tyre janë fotografuar me veshje që tregojnë një gjë të tillë.

Por, ka edhe të tillë që përmes komenteve shprehin admirimin e tyre për këto që shohin, disa prej tyre prindër të fëmijëve të këtij kopshti.

Komentet
Top