Çfarë stine të verës do të kemi këtë vit?

moti_nxehte.jpg

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë.

Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik.

Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit.

Meterologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Kolegu  i tij Tajler Rojs  nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit.

Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat.

Komentet
Top