Chelsea dhe Manchester United në ‘luftë’ për yllin e Real Madridit

real-madrid-team-generic-6-658x494.jpg

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është gati të futet në betejën për sulmuesin anësor të Real Madridit, Gareth Bale.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, presidenti i Realit, Florentino Perez, besohet të jetë i gatshëm të bëjë biznes për Bale, 28 vjeç.

Blutë mendohet se do të ofrojnë rreth 90 milionë funte për shërbimet e tij, para të të cilat Reali do t’i shtinte në funksion për një pjesë të pagesës për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Manchester Unitedi gjithashtu ka një interes të gjatë në Bale, por thuhet se Djajtë e Kuq preferojnë të presin deri në verën e ardhshme për të nënshkruar me atë.

Chelsea ka mbajtur shënime mbi situatën e Bale në Real gjatë gjithë verës me Antonio Conten që është duke kërkuar për të bërë edhe katër transferime tjera.

Komentet
Top