Cila gjini është më xheloze?!

0-92.jpg

Meshkujve u bie niveli i tyre i vetëbesimit, kur gjysma e tyre më e bukur e arrin qëllimin, zbulon një studim i ri i studiuesve amerikanë, i botuar në revistën “Journal of Personality and Social Psychology”, transmeton koha.net.

Shkencëtarët kanë kryer pesë eksperimente në të cilat janë përfshirë 896 meshkuj dhe femra. Eksperimentet janë kryer në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë për t’u siguruar që vendi i rritjes dhe banimit nuk ndikon në mënyrën se si një person do ta përjetojë suksesin e partnerit.

Në çdo eksperiment kanë marrë pjesë çiftet. Ata e kanë zgjedhur testin me detyra të ndryshme problematike. Secilit çift u ishte thënë se partneri i tyre e kishte zgjidhur testin më mirë për 12 për qind. Ky njëkohësisht ishte edhe informacioni i vetëm që e merrnin për rezultatet.

Asnjë pjesëmarrës nuk kishte thënë që rezultatet më të dobëta të testit, në krahasim me rezultatet e partnerit, ndikonin negativisht në vetëbesimin e tyre, por testet e vetëbesimit dëshmonin ndryshe.

Meshkujt, të cilët besonin se femra e kishte zgjidhur testin më mirë se ata, kishin përjetuar një rënie të ndjeshme të vetëbesimit.

Shkencëtarët kishin pritur që edhe femrat do të tregonin ndryshime në nivelin e vetëbesimit, por ishin habitur nga fakti se atyre nuk u bënte shumë përshtypje kjo. Niveli i vetëbesimit para dhe pas testit ishte pikërisht i njëjtë.

“Së pari, besonim që meshkujt do të jenë xhelozë për suksesin e grave vetëm kur e bëjnë ndonjë aktivitet së bashku, si për shembull të përpiqen të humbin peshë”, tha udhëheqësja e studimit, dr. Kate Ratliff, duke shtuar se “rezultatet kanë treguar se meshkujt në shumicën e rasteve janë xhelozë ndaj suksesit të gruas, pavarësisht nëse ata bëjnë diçka së bashku apo jo”.

Shkencëtarët ishin habitur nga fakti se rezultatet e studimit ishin krejtësisht identike në Holandë, një vend ku dallimi gjinor është minimal, dhe pothuajse nuk ekziston fare. Meshkujt nga Holanda gjithashtu deklaruan se arritjet e gruas nuk u pengojnë, por testet kishin dëshmuar ndryshe.

Komentet
Top