Citroen prezanton pasuesin e model C3 Picasso

auto_unnamed_51497359028.jpg

Ndërrimin e gjeneratave Citroen e ka shfrytëzuar për të ndryshuar shenjën e modelit të vet MPV, por edhe të formës së tij, ashtu që për dallim nga mini C3 Picasso, Aircross C3 i ri do t’i takojë segmentit crossover.

Citroen C3 Aircross është i gjatë 4,15 metra dhe duke iu falënderuar ulëseve të pasme të rrëshqitshme, të cilat mund të lëvizin para-pas, hapësira për bagazh mund të ndryshojë nga 410 deri 520 litra.

Në kabinën e udhëtarëve dominon ekrani prej 7 inç i sistemit multimedial dhe për udhëtarë është në dispozicion edhe funksioni i mbushjes pa tela të pajisjeve të mençura.

C3 Aircross është i pajisur edhe me funksionin Hill Assist Descent për lëshim të sigurt në terrene të vështira.

Motori benzinë përbëhet nga tre cilindra PureTech, ndërsa ai me dizel nga katër cilindra BlueHDi. Motori bazë benzinë 1.2 litra ka 82 kuaj fuqi. Në ofertë do të jetë edhe versioni turbo i motorit me 110 dhe 130 kuaj fuqi.

Ata që vendosin për variantin dizel mund të llogaritin në 1.6 BlueHDi, në opsionet me 100 kuaj fuqi dhe 120 kuaj fuqi.

Citroen C3 Aircross do të prodhohet në fabrikën në Saragoza, në Spanjë, ku prodhohet edhe Opel Crossland X, ndërsa në sallonet e shitjes në Evropë arrin kah gjysma e këtij viti. Çmimi do të dihet në korrik.

Komentet

0 thoughts on “Citroen prezanton pasuesin e model C3 Picasso”

  1. Dobroshi says:

    Eshte e drejta juaj e mendimit, por do me lejoni qe edhe une te shpreh zhgenjimin qe nje person si ju, e nderuara Mirushe, qe hidhet si intelektuale, ne fund perfundon vetem si avokate e nje njeriu si z. Thaci. Aq me shum qe po i njejti person aq keq u soll ndaj jush. Vertet per keqardhje, por c’te bejshe. Politika ka diskredituar edhe njerez shum me te vlefshem se ju.

  2. avokatit says:

    Avokatit te Ziadin Seles do t’i them vetem dicka: te kontestosh nivelin intelektual (“hidhet si intelektuale” – supozoj se mendoni ne shprehjen ” hiqet/shtiret/mbahet si…”) te nje personi qe gjithe titujt shkencore i ka mbrojtur ne qendra te njohura evropiane, do te thote se vertet keniproblem mjaft serioz. Ne te kunderten do ta kishit te qarte se shkrimi qe e komentoni flet rreth platformes se PDSh-se dhe pakuptimesise se perpjekjeve qe ajo platforme te shkeputet nga autori i saj. Do ta kishit te qarte se te publikoni fakte nuk ju ‘diskrediton’, por perkundrazi! Do ta kishit te qarte se Platforma e PDSH-se dhe autori i saj nuk kane nevoje per avokat! Nuk e di a mbaheni/shtireni/hiqeni si jointeligjent apo vertet jeni i tille?

  3. menduh thaqi garance e bdi-se says:

    Shkrimi i zonjës Mirushe Hoxha paraqet një tentim të radhës për të bërë rolin e avokatit të kryetarit i cili nuk ka fituar asnjëherë zgjedhjet (besimin e popullit) në Maqedoni.
    Edhe më tragjik e bën atë shkrim fakti që jo më larg se një vit më parë në dokumentet e publikuara në wikileaks,është edhe deklarata e Menduh Thaqit në ambasadën amerikane ku kryetari i PDSh-së deklaron se “MARRËVESHJEN POLITIKE E PËRPILUAM PËR TË FITUAR POENA POLITIK TEK POPULLATA SHQIPTARE NË MAQEDONI”-deklaraten e sakte te kryetarit te PDSH-së në ikje mund ta lexoni në link-in e mësipërm!

  4. arianit says:

    lexoni paragrafin 10”-menduh.th deklaron qe marreveshja politike paraqet vetem nje mjet per te fituar poena politik ne taborin shqiptar dhe asgje me shume.Ai beson fuqishem ne marreveshjen e Ohrit!!!!

    https://wikileaks.org/cable/2009/07/09SKOPJE332.html

  5. Besnik says:

    Sa fabrika ka hapur kjo dhe plot fare doktora shkencash te na ne Maqedoni ? Per qfar meritash flisni ju maskarenje qe e mbani popullin te shtri per toke. Sa punsime, sa rroga, PARA, marrin njerezit e erendomt. Psshurrsha doktoraturat. Gjith jane hajnba. O POPULL, udhehiqesh nga nje çoban Ali Ahmet dhe nga nje mangup cetinjske Menduh Thaq. A JA VLEN MORE TE MERRENI ME KETO ?!

Top