Cka mendon Aubameyang për Kinën!

auba-1-650x358.jpg

Futbollisti Pierre-Emerick Aubameyang mund të shitet kudo në Evropë, por kurrsesi në Kinë. Këtë, sulmuesi i Borussia Dortmund-it e theksoi dje, pas finales së Superkupës së Gjermanisë me Bayernin, humbur me penallti.

“Po, kam pasur një ofertë, por mendoj se Kina ende nuk e ka arritur nivelin e duhur. Strukturat atje nuk janë aq profesionale sa në Evropë. Është normale se mendohesh, kur merr një ofertë kaq të majme. E di se shumë njerëz thonë se nuk duhet të shkosh në Kinë, sepse bën një hap mbrapa, por mendoj se gjithkush do ta mendonte një herë si ofertë”.

Komentet
Top