Coutinho në vend të Neymar te Barcelona

Coutinho-Can.jpg

Katalanasit janë vënë në kërkim për zëvendësuesin e Neymar.

Transferimi bombastik i Neymar te Paris Saint-Germain do t’i hap rrugën blerjeve të tjera nga ana e Barcelonës.

Klubi katalanas, me arkat e mbushura nga shitja e yllit brazilian do të hidhet menjëherë në sulm për blerjen e një tjetër futbollisti brazilian, bëhet fjalë për Philippe Coutinhon.

Barça planifikon që sa më shpejtë ta mbyll çështjen e transferimit të futbollistit, për të cilin ofron 100 milionë euro.

Ndaj presionit të vazhdueshëm të Blaugranave, pritet të dorëzohet edhe Jurgen Klopp, që e ka kundërshtuar me forcë mundësinë e largimit të Coutinhos nga Anfield.

Komentet
Top