Dafina merr një vendim të madh që i ndryshon jetën

dafina-zeqiri5.jpg

Jetesa në Amerikë, krahas shumë gjërave tjera duket se për Dafina Zeqirin ka pasur impakt edhe në mënyrën se si e përcepton botën dhe gjallesat e saj.

Këngëtarja, e shtyrë nga dashuria e madhe që ka për kafshët së fundmi ka marrë një vendim shumë të madh.

Nga e shtuna, Zeqiri i nënshtrohet një ritmi komplet ndryshe të ushqimit duke shmangur secilin produkt të kafshëve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë përmes rrjeteve ku është shprehur se e Diela ka qenë dita e dytë si vegane.

Ndryshe, pak kohë më parë një tjetër figurë publike bëri të ditur se ka nisur këtë mënyrë të re të jetesës, Heidi Lushtaku. Bukuroshes tashmë i është bashkuar edhe Dafina.

Komentet
Top