Dalin në shitje biletat Shkëndija-Milan në Shkup

tickets-el.png

Duke filluar prej sot 10.08.2017 (e mërkurë) KF Shkëndija ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup. Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Të gjithë mbështetësit e Shkëndijës dhe dashamirët e futbollit prej sot do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen historike që ekipi ynë do t’i luajë si vendas. Duke parë interesin e madh për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup, është vendosur që biletat të lëshohen që tani në shitje, ndërsa varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Shitja e biletave fillimisht do të nisë online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat do të njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Njëkohësisht njoftojmë tifozët se për ndeshjen e parë të play offit ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës më 17 gusht bileta mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të AC Milan TICKETS 

Komentet
Top