Dardan Molliqaj i VV befason me votat në zgjedhje

3f13f13f13.jpg

Dardan Molliqaj është kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, ka befasuar me votat që ka arritur të mbledhë vetëm në kryeqytet.

Në bazë të listës së Vetëvendosjes të siguruar nga Periskopi, pa numërimin e 27 vendvotimeve, del se Molliqaj në Prishtinë ka arritur të mbledhë 8,405 vota gjithsej.

Kjo renditje e Molliqajt e nxjerr atë në mesin e 4 njerëzve më të votuar në Prishtinë brenda VV-së, pas bartësit të listës Albin Kurtit dhe kandidatëve për deputetë, Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut.

Në bazë të informacioneve, Molliqaj ka mbledhur vota të shumta edhe në qytete tjera të Kosovës.

Molliqaj ishte disa herë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë fushatës, me deklaratat e tij në debate të ndryshme, që mbështeteshin e shpërndaheshin nga qytetarët e simpatizantët e VV-së.

Komentet
Top