Deklaratë skandaloze e nënkryetarit të FFM-së dhënë për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri

Muhamed-Sejdini-1.png

Ndeshja e shumë përfolur eliminatore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, e paraparë të zhvillohet me 05 shtator në Strumicë, ka bërë shumë bujë si në mediat vendore, ashtu edhe në ato të Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ditë më parë doli me një deklaratë, duke sqaruar se stadiumi “Mladost” në Strumcië është përzgjedhur për arsye sigurie, gjë që hidhet poshtë nga nënkryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini. Sipas këtij sharllatani të FFM-së ndeshja është dërguar për pikë të qejfit të luhet në Strumicë.

“Strumica është zgjedhur për arsye sigurie? Ku e keni dëgjuar këtë deklaratë? Duam që futbolli të ndiqet kudo. Stadiumi i Strumicës i përmbush kushtet. Në të ardhmen do të luhet edhe në Tetovë, Shtip e vende të tjera. Duam që të gjithë kenë mundësinë ta shohin përfaqësuesen dhe kjo është një politikë e federatës”, ka thënë ndër të tjera në një intervistë për Radio Televizioin Shqiptarë, numri dy i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini.

Komentet
Top