Dembele zbulon kontaktin me Barcelonën

auto_dembele-2-e1497423631254-780x4391497425012.jpg

Sulmuesi i Dortmundit, Ousmane Dembele, ka pranuar se Barcelona ka qenë e interesuar për shërbimet e tij më herët gjatë vitit.

Dembele ka shënuar golin e fitores për Francën ndaj Anglisë të martën në Paris.

Dembele iu bashkua Dortmundit nga Rennes vitin e kaluar dhe thotë se Barca po ashtu ka pasur interesim për të.

“Vitin e kaluar kam pasur kontakt me drejtorin e Barcelonës. Jam mirë te Dortmundi. Unë kam kontratë deri në vitin 2021. Nuk më intereson ajo që thuhet”, deklaroi Dembele.

Dembele ka bërë 32 paraqitje në Bundesliga për Dortmundin në sezonin 2016-2017 duke shënuar gjashtë gola.

Komentet
Top