Dënime të ashpra nga UEFA për Lyonin dhe Beshiktashin

thumbs_b_c_abffa67b3f6e016e789c882234b411ea.jpg

Klubi i futbollit Olympique Lyon rrezikon dënim të ashpër nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), pas incidenteve në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Europa Ligës kundër Ajax-it.

Nga UEFA thonë se është ngritur procedurë disiplinore kundër klubit francez për përdorimin e mjeteve piroteknike, hedhjes së objekteve në terren, bllokimit të shkallëve në tribuna dhe futjen e tifozëve në fushë gjatë ndeshjes e cila u luajt të enjten, në të cilën Lyon fitoi me 3:1, por nuk u kualifikua në finale.

Muajin e kaluar, Komisioni disiplinor i UEFA-s me kusht për dy vite ka përjashtuar nga garat evropiane Lyon-in dhe Beshiktash-in për shkak të një numri të incidenteve gjatë dy dueleve të çerekfinales në mes të këtyre klubeve. Përveç kësaj, të dyja klubet duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë euro.

Përsëritja e ndonjë nga incidentet nënkupton dënime edhe më të ashpra për Lyon-in dhe Beshiktash-in, kurse tifozët e klubit francez nuk kanë ngurruar shumë për të bërë probleme të reja. Komiteti disiplinor do të mblidhet më 20 korrik për të diskutuar në lidhje me ngjarjet në Lyon.

Po ashtu dhe Manchester United mund të përballet me dënim të caktuar, natyrisht, shumë më të butë se sa Lyon, sepse kundër klubit anglez është ngritur procedurë disiplinore për shkak të vonesës të fillimit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa Ligës kundër Celta-s.

Komentet
Top