Deputetët e VMRO-së ‘okupojnë’ Kuvendin, rezistencë për Zvërlevskin (Video)

IMG_3010.jpg

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, përsëri e kanë okupuar foltoren e fillimit nga seanca e sotme kuvendore në të cilën si pikë e parë është shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Në fjalim ka dalë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, edhe pse nuk ka pasur fjalë pas së cilës kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka kërkaur që sigurimi të intervenojë.

“E ftoj sigurimin ta vendos rendin. Antonio Milloshovski lëshojeni foltoren”, tha Xhaferi.

Pasi që Milloshoski ka refuzuar që të kthehet në vendin e tij, rreth tij kanë ardhur bashkëpartiakët e tij, për shkak së cilës Xhaferi dha 10 minuta pauzë dhe i ftoi deputetët ta lëshojnë sallën

Komentet
Top