Deputeti grek: Shumica në Maqedoni janë shqiptarë

kotzias3-520x330.jpg

Deputeti i Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos, njëherësh edhe përgjegjës edhe për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare, i ka dënuar ashpër deklaratat e fundit të ministrit grek të Mbrojtjes së Panos Kammenos lidhur me Maqedoninë.

Gjatë një interviste për televizionin “Sky”, Kamenos tha se “shumica e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë dhe se Greqia është mbrojtës i popullsisë së krishterë në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Por, kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Kumucakos, i cili i ka dërguar një letër të hapur ministrit grek Nikos Kotzias, të cilën e nënshkruan 18 deputetë të Demokracisë së Re.

Në letrën e tij kërkohet që Kotzias të ‘sqarojë’ deklaratat e Kamenos, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për çështjet serioze pasi po krijon konfuzion lidhur me qëndrimet e autoriteve greke.

Komentet
Top