Dështimet më të mëdha të yjeve në rrjetet sociale

0-171.jpg

Qëndrojmë tepër shumë në “Facebook”, “Instagram”, “Twitter” dhe “Snapchat” dhe me këtë janë gjasat e mëdha që aty-këtu të bëjmë gjëra të pazakonta. Mirëpo, përderisa dështimet tona në rrjetet sociale do t’i shohin kryesisht vetëm miqtë tanë, për marrëzirat e personaliteteve të famshme në këto rrjete merr vesh e mbarë bota. Dhe ne ua sjellim një përmbledhje të marrëzirave që kanë bërë të famshmit në rrjetet sociale.

Në prill të vitit 2014 aktori i njohur James Franco ishte gjetur në probleme pasi në “Instagram” ishte shpërndarë komunikimi i tij me 17-vjeçaren Lucy Corde. Që gjërat të shkojnë më keq, ai në porosinë e tij e pyet vajzën nëse duhet ta marrë një dhomë me qira për të bërë seks, ndërsa ajo refuzon duke i thënë: “ndoshta pas një viti kur t’i mbushi 18 vjet”.

Ai ishte munduar të arsyetohet se nuk e ka ditur për moshën e kësaj vajze. Në këtë listë bën pjesë edhe këngëtarja kosovare Rita Ora. Në të vërtetë ylli i muzikës duket se e ka mbivlerësuar paksa famën e saj kur fansat në rrjetet sociale ishte munduar t’i mobilizojë në “Twitter”, duke shkruar se do ta postonte këngën e saj të re në këtë rrjet social nëse arrin t’i mbledhë 100 mijë pëlqime. Kjo porosi ishte zhdukur menjëherë pasi nuk kishte arritur t’i marrë më shumë se 2000 pëlqime. Aktorja Debra Messing kishte postuar një foto të vetes së saj si dukej pas një incidenti me armë në një kolegj, ku ishin vrarë shumë studentë, duke kërkuar ndalimin e shitjes së armëve, por kishte harruar faktin se në bluzën e saj shkruante “Under the Gun”. Për këtë kishte kërkuar falje.

Lindsay Lohan di ta tronditë publikun. Ajo një foto të cilën e kishte postuar në “Instagram” aq shumë e kishte përpunuar sa e kishte zhdukur gjysmën e vitheve dhe të këmbëve. Si duket ishte e dehur si zakonisht.

Një dështim me fotoshoping të trupit të tyre e kishin edhe Khloe Kardashian, Beyonce dhe Kim Kardashian, Mary J. Blige, Robin Thicke e shumë të tjerë.

Komentet
Top