Detaje: Si u mbyt në plazhin e Vlorës sot djaloshi nga Tetova

ambulanca-vlore.jpg

Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor. Të gjithë viktimat të rinj.

“BalkanWeb”, mëson se kanë qenë 4 të rinj në plazh. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete. Motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia ( Benjamin Ferati 24 Tetova ) për t’i ardhur në ndihmë.

Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.

E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut. Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj.

Komentet
Top