Detajet e reja/ Kush është vajza që vdiq në spitalin privat, pse u operua

1b687c65dbda11df3e0438d63d8e4670_XL.jpg

Tiranë – Detaje të tjera mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë kur gjimazistja Blerta Pepa në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat në kryeqytet.

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fizkulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe, siç konfirmon Dorjana Bezat për BalkanWeb, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 15-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma. Fill pas ngjarjes mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Vajzën që vdiq në spitalin privat e njihnim të gjithë, dedikimi prekës i dajës së saj

Vajza qe nderroi jete sot ne nje spital privat ne Tirane eshte nje emer i njohur, pasi ka qene pjesemarrese tek Gjeniu i Vogel. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhene edhe detajet per ngjarjen. Ai thote se mbesa e tij vdiq pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Statusi i plote ne Facebook i dajes, Liro Likaj:

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot.
Duam drejtesi.

Komentet
Top