Dielli nuk mbulohet me shoshë

18555200_1412254298811676_1481609378_n.jpg

Shkruan:  Valdeta Murtezani- Gega

Largimi i disa personaliteve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e shqiptareve të RM-së dhe në mbarë hapësirën shqiptare, si Mehmet Mutezani- Gega dhe Faik Mustafa, u shfrytëzua dhe po vazhdon të shfrytëzohet nga element kompleksiv e me të kaluar të dyshimtë për të margjinalizuar kontributin e veprimtarëve të mirëfilltë dhe tendencën për të përvetësuar meritat lidhur me organizimin e demostratave të vitit 1968 në Tetovë dhe qytete tjera. Poqese vazhdon edhe më tutje kjo fushatë e falsifikimit të fakteve të prezentuara në disa libra dhe emisione dokumentare, tani më të shkruara dhe të emetuara për ngjarjet në fjalë, unë e bija e Gegës – Valdetja, do të jem e detyruar për hir të së vërtetës, të publikoj dokumente e proceverbale nga procesi gjyqësor dhe dosja për Gegën. Faktet janë kryeneqe dhe para tyre do të përbalten shkëlzenat, që janë ushqyer dhe shkolluar me gjakun e shqiptarëve si dhe disa kuazihistorian që për pesë groshë t’a shkruajnë “historinë” sipas cmimit që paguajnë porositësit! P.S! doktoradhamudhët janë në veprim ! Me respekt, Familja Gega

Komentet
Top