Dieta për të pasur një lukth të shëndetshëm

auto_perime1468320465.jpg

Është vërejtur se pas konsumimit të dy deri-tri decilitra verë, katër nga dhjetë personat kishin simptoma të refleksit. Simptoma dhe probleme të tilla shfaqen edhe tek ata persona, që pinë lëng ananasi, kafe ose pije në bazë të kolës, si dhe pas ushqimit, që përmban qepë të kuqe ose hudhër. Edhe ngarkimi i lukthit duhet shmangur, prandaj sugjerohen katër shujta në ditë. Në vijim ju paraqesim menynë që i përshtatet lukthit.

MENYJA SIPAS DITËVE:

(Kafjalli: muesli me jogurt, çaj, e një orë pas kafjallit hani 150 deri 200 gr pemë). E HËNË: Dreka: miso supë me alga dhe tofu (150 g), shparguj të zier me xhenxhefil të gërryer (150 g), një rriskë bukë integrale. Darka: musakë me patëllxhan (150 g), sallatë të gjelbër, bukë thekre (80 g), një rriskë ananas, çaj bliri. E MARTË: Dreka: bizele dhe artiçok (80 g)me mish të bluar gjeldeti (70 g), karotë e gërryer me panxhar (150 g), çaj me çikore. Darka: patëllxhan të pjekur me djathë (150 g), sallatë të gjelbër, bukë thekre (80 g), kifle me vanilje, çaj nga hithrat. E MËRKURË: Dreka: sallatë me oriz, gjeldeti dhe ananas (250 g), lakër jeshile (80 g), puding vanilje, zefir. Darka: biftek soje (150 g), kungulleshka të pjekura (100 g), djathë të freskët (50 g), sallata me sytha gruri (70 g), bukë misri (50 g), çaj mente. E ENJTE: Dreka: pite ma fara të kungullit dhe djathë (100 g), bishtajore të ziera (70 g), një grusht badem, ujë oligomineral. Darka: gjeldeti në tym (150 g) me perime të përziera (100 g), bukë elbi (50 g), frape nga bananet. E PREMTE: Dreka: supë me perime (70 g), kërpudha në tym (200 g), oriz integral (40 g), portokall, limonadë. Darka: peshk në furrë (150 g), patate të ziera (50 g), bukë integrale (50 g), komposto nga qershitë, çaj mali. E SHTUNË: Dreka: tranguj me ajkë të thartë (150 g), pulë e zier (100 g), gështenja në formë të pireve, çaj të gjelbër. Darka: kallamar në tym (100 g), perime kineze në salcë nga kërpudhat (100 g), bukë thekre (80 g), kajsi, një gotë qumësht soje. E DIEL: Dreka: biftek viçi me perime të gjelbra të ziera, sallatë lakre, ëmbëlsirë nga karota, një dardhë, çaj të zi. Darka: djathë në tym (100 g), pulë të pjekur (100), sallatë të gjelbër (80 g), çaj mente.

Komentet
Top