Digjen tre shitore në qendër të Gostivarit (VIDEO)

gostivarr.jpg

Mëngjesin e sotëm rreth orës 2 e 45 minuta, janë përfshi nga zjarri tre lokale që ndodhen në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit.
Zjarri ka përfshi një shitore për këpucë, një buktik- tekstil dhe një librari. Kjo e fundit ishte më pak e dëmtuar.
Zjarri mendohet të ketë ardhur nga kulmi I objetit ku ndodhen shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”.
Dëmi llogaritet i madh, ndërsa jozyrtarisht zjarri ka shpërthyer si pasojë e instalimit të vjetër elektrik.
Ka intervenuar Njësiti i Zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizuar, duke shmangur përfshirjen nga zjarri të objekteve të tjera përgjatë rrugës.
Në vendngjarje ekspertizë bënin një ekip I Policisë së Gostivarit, shoqëruar edhe nga Prokurori Publik.

Komentet
Top