Dimitrov në Athinë, intensifikohen bisedimet për emrin?!

0-139.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias.

Pas takimit, do të vijojë takim në përbërje të zgjeruar, pas çka dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp. Pas deklaratave për mediat, Koxias do të organizojë drekë pune në nder të kolegut të tij nga Maqedonia.

Ministri Dimitrov pasdite do të takohet edhe me presidentin grek Prokolis Pavlopulos, e pastaj me Jorgos Mumucakos, i cili është është përgjegjës për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare “Demokracia e Re.

Koxias dje në Athinë ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq, pas të cilit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se pret që takimi me Dimitrovin të jetë i mirë dhe kreativ.

“Mendoj se para së gjithash, ky është takim për njohje. E dyta, ky është takim që të këmbejmë mendime për ngjarjet në marrëdhëniet mes dy shteteve në kohë të fundit, edhe si do të lëvizim përpara. Kemi disa propozime të reja të cilat do t’i konfirmojmë lidhur me masat për ndërtimin e besimit mes dy shteteve”, tha Koxias.

Komentet
Top