Distribuon filmin në FB, rrezikon të dënohet me tri vjet burg

auto_unnamed_161497958748.jpg

FBI ka arrestuar shtetasin amerikan, Trevon Maurice Franklin (21), për shkak të distribuimit ilegal të filmit të njohur nga viti i kaluar “Deadpool”. Tetë ditë pas lansimit zyrtar të distribuimit të filmit në fjalë në fillim të vitit të kaluar, Franklin ngarkoi “Deadpool” në faqen e tij në Facebook, i cili u shikua nga rreth pesë milionë përdorues të rrjetit pa paguar asnjë cent.

Edhe pse vendosja e filmit në Facebook ishte bërë para më shumë se një viti, Franklin është arrestuar vetëm gjatë javës së kaluar nën akuzën për shkelje të të drejtave autoriale dhe prokuroria kërkon dënimin e tij me tri vjet burgim.

Përveç vendosjes së filmit në Facebook, Franklin do të akuzohet edhe për posedim të dhjetë kopjeve të të njëjtit film, ndërkohë që nuk është bërë e ditur nëse këto kopje janë bërë me qëllim të shitjes së mëtejme.

Në mediat amerikane mbizotëron mendimi se FBI dëshiron që përmes Franklin të tregojë shembullin e vet dhe paralajmërimin për personat, të cilët do të bëjnë shkelje të ngjashme në të ardhmen.

Komentet
Top