Djali i Kujtim Shalës shkëlqen në Gjermani

auto_18447504_1511341358897449_1316458117515022243_n1494849737.jpg

Sulmuesi Andis Shala është tre gola pas shënuesit më të mirë në Ligën e Katërt të Gjermanisë (në rajonin verilindje) në futboll. Shala tregoi klasin e tij edhe në fitoren me rezultat 4:1 të Babelsberg-ut kundër Luckenwalde-s.

Shala shënoi në minutën e 35-të e 66-të nga penalltia. Adisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimit. Ai me dy golat të fundit është i dyti me 18 gola në listën e shënuesve, ka tri me pak se Federico Palacios-Martinez (RB Leipzig II). Një javë për përfunduar edicioni Babelsberg renditet në vend të gjashtë me 52 pikë të mbledhura.

Komentet
Top