Dnevnik: Luftë në BDI për shkak të posteve në eshalonin e tretë dhe për shkak të Selës

kryesia-e-BDI-640x427.jpg

Emërimi i funksionarëve të eshalonit të tretë të pushtetit ka shkaktuar lutë të vërtetë brenda partiake në BDI, shkruan Dnevnik.

Pjesa më e madhe degëve partiake janë të përçara mes veti, kurse të gjitha degët së bashku janë kundër udhëheqësisë partiake që po lejon favorizim të kuadrove të Aleancës të Zijadin Selës, kanë thënë burime partiake për Dnevnik, transmeton Gazeta Lajm.

Lufta e kryesore zhvillohet për poste drejtorësh dhe vendeve udhëheqëse në institucione shtetërore, posaçërisht për ato në ELEM, DAP, Dogana, në Byronë për siguri publike, në DSK, e kështu me radhë.

Paralelisht me këtë, Ahmeti ka edhe një problem plotësues shkruan Dnevnik, sepse thuajse të gjitha degët partiake ashpër kanë protestuar që në vend se të luftojë për më tepër kuadro të BDI-së të marrin poste, Ahmeti ka toleruar, e madje ka përkrahur që më tepër vende të marrë partia e Selës.

Burime partiake kanë thënë se Ahmeti me vetëdije lejon më tepër vende për Aleancën, që t’ia shpaguajnë Selës pjesëmarrjen në qeveri edhe pse deri në moment të fundit ishte kritiku më i madh i BDI-së. Nga ana tjetër Sela punon në agjendën që ta përjashtojë Unitetin nga kombinimet për eshalonin e tretë, sepse nuk kanë deputet, kurse janë partner koalicioni.

Komentet
Top