Do pranonte transfuzion gjaku nga një grek? Ja si përgjigjet kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi

0-168.jpg

Kreu i PDIU-së , Shpëtim Idrizi, i ftuar në Fiks fare, deklaroi se do t’i bashkohet në koalocion forcës politike që do të fitojë këto zgjedhje por me një kusht, që të pranojnë të mbështes çështjen çame me hapa konkretë.

Mes batuash, kreu i PDIU tha se çështja çame është më e fortë në Peqin dhe në Dibër. Ai deklaroi se nuk është antigrek, por nëse do të ndodhej në rrzik për jetën , nuk do të pranonte me vetëdije një transfusion gjaku, duke ditur se dhuruesi është një shtetas grek.

Prezantuesit e pershendesin në gjuhën greke.

Mos kam hyrë gabim?

Jo, jo, na fal se të ngatërruam me Vangjel Dulen

Jo, nëse doni ta vazhdoni siç e nisët ,më duhet përkthyes, por të vetmin çam qe njoh nga Filati është Filipi dhe ai mund të më ndihmojë

Mund ta drejtojë partinë tuaj një lushnjar, një pogradecar, një tropojan, apo duhet të jetë patjetër çam?

E kemi hapur partinë, e kemi bërë parti kombëtare. Nga Tropoja në Konispol kemi kudo anëtarësinë tonë, por unë mendoj që deri sa të zgjidhet çështja çame, patjetër që duhet të drejtohet nga një çam.

Është e vërtet që çamët nuk janë fare tifozë me Partizanin?

Unë e di që presidenti i Partizanit është një çam me të cilin kam një problem shumë të madh, sepse vetëm kur luan Tirana me Partizanin, unë nuk kam çfarë bëj, jam me Tiranën. Jam me Tiranën, kam luajtur futboll për Tiranën dhe do të ngelem me Tiranën dhe ka shumë çamë që janë tifozë me Tiranën

Kalojmë pak tek tepsia

Ta marr këtë tepsinë unë, e para kam nevojë për një sqarim kjo është tepsi apo është timon?

Tepsi

Jo se ai që ka timonin ka dhe tepsinë

Sa vend ke pasur tek kjo tepsia ti?

Meqë u kthye në muhabet tepsie ne kemi pas nga kjo tepsia, e sheh këtë vrimën këtu ,

Po e shohim, Vrima e Shpëtimit

Ne kemi pasur nja 0.4% të të gjithë kësaj , jo se s’mundeshim të kishim më shumë, se i kishim numrat për t’i hyrë tepsisë mbarë, por me thënë te drejtën për bështetjen që kemi gjetur për çështjen çame, padyshim që ia kemi lënë tepsinë që ta hanë . Tepsinë ta hanë siç e kanë ngrënë për 27 vjet, po të paktën të mbajnë mirë timonin. Ne kemi marrë ça na kanë lënë se nuk na kanë pyetur , e dyta dhe më e rëndëshishmja, ne kërkuam dhe shkëmbyem me ministritë dhe me gjithë gjerat e tjera postin e zëvëndës ministrit të jashtëm dhe postin e nënkryetarit të kuvendit, që do të thotë që mbas 70 vjetësh në Shqipëri për herë të parë ka një nënkryetar kuvendi nga shqiptarët e Çamërisë dhe para 3 vjetësh për herë të parë ka pasur një zëvëndës ministër nga shqiptarët e Çamërisë, kështu që mos u mërzisni ju të tjerët për dimesionet e tavës.

Çfarë të keqe ka tani që të jenë në të njëjtën listë Dule dhe Tahiri?

Një minoritar në listën e kujtdo edhe të PDIU-së do ishte i mirëpritur, madje dhe do e stimulonim, por Dulja është një njeri që iku nga nënkryetar kuvendi se u bëra unë.

E dyta ne kemi kërkuar vazhdimisht një minutë heshtje në parlament për 27 qershorin, që është dita e masakrave në Çamëri. U çuan 138 deputetë, i vetmi që rrinte ulur në … s’po e vazhdoj, ishte Dulja , dukë na fyer edhe njëhërë kujtimet. Mbaj mend tani, që Dashi u ngrit që ta rrihte. Pastaj dha një deklaratë, që nuk ekzistion çështja çame .Dashi tha që do e kap për veshi DUlen që t’i tregoj Çamërinë dhe unë sigurisht që u habita.

T’u themi tani çamëve që Dashi jo vetëm që s’e kapi për veshin ,por e ka marrë Dulen kalapiç që ta nxjerrë deputet, tani kjo është një çikë e tepërt.

Dashi ka thënë që ti e ke shitur partinë

Unë partinë tani e kam aty,PDIU-ja është aty, rritet çdo ditë, nuk kam kujt t’ia shes.Unë e kam bër ënjë shitje me sa duket,kam shit Dashin ke Dulja dhe tani do t’u themi çamëve që votoni për Dash grekun dhe minitoritetit votoni për DUle çamin

Për kë do të votojë tregu çam?

Vota është e fshehtë, por do votojnë për PDIU-në

Mirë në Elbasan keni Qifin, po në vendet e tjera keni besim tek komisionerët e PS-së, PD-së?

Qifin mos ma luaj, se Qifi është një njeri që nga mëngjesi deri në darkë e ke pranë njerëzve dhe për shkak të një sistemi që ne kemi, këta kandidatët për deputet që i marrin kollovarë dhe i sjellin nga zonat e tjera e i çojnë në Elbasan nuk i njohin fare, ndaj janë gjithë kohën duke mbështetur Qifin i cili është kthyer një forcë e madhe dhe ka për të dalë e para nuk them se e kanë zënë këto tre të tjerat, por të jeni të bindur që do dalë o forcë e dytë o e tretë. Pardje për herë të parë kolegji zgjedhor për shkak edhe të OSBE, ODHIR që e kishte lënë taksative që në 2015 ia hoqën numëeuesin PDIU-së, më në fund KQZ vendosi që ne në këto zgjedhje do të kemi numërues dhe për herë të parë nuk do kemi aq vota sa na kanë lënë, se të tjerat i kanë marr për qef, po do të kemi aq vota sa do të na japin shqiptarët. Unë e kam pasur të qartë që në fillim që e mora drejtimin e partisë, që nëse çështjen çame do e lësh vetëm me çam dhe PDIU-në do e lësh vetëm me çam kjo parti nuk ka për t’u rritur asnjëhere dhe çështja çame nuk do të përfitojë asnjëherë. Prandaj e kemi zgjeruar PDIU-në edhe me kauzat edhe me njerëz dhe më vjen mirë që e gjithë ajo anëtarësi mbështesin çështjen çame, sepse çështja çame plotëson hartën e kombit shqiptar.

Na thuaj të vertetën me kë kryeminister do bëje koalicion me Bashën , me Metën , me Ramën me Nanon apo me Dulen?

Këta dy të fundit nuk konkurojnë , keta tre të tjerët kanë thënë se do dalin të parët edhe unë jam duke pritur, kush të dal partia e parë dhe që ka nevojë për votat e PDIU-së do i shkojë me një copë letër , të cilën e kam bërë gati dhe do i them : Kush do ta mbështesë çështjen çame dhe rezolutën dhe hapat konkretë, se boll kemi folur.

E dyta kush do e bëjë Ministrine e Diasporës e shumë gjëra të tjera, po që do i them në fushatë.

Supozojmë je keq të duhet gjak dhe nuk ka gjak në Shqipëri, duhet të vijë vetëm nga Greqia . Do e marrësh ti gjakun grek?

A ka mundësi të mos ma thoni se nga vjen ky gjaku kur të ma jepni, më mirë të mos e di. Por mund ta marr edhe në subkojshencë se sa të më thoni gjak grek do më bjerë të fikët e do ma jepni prapë. Por përveç kesaj unë nuk kam asgjë me grekët, përkundrazi ne duam të shkojmë atje në tokat tona pra të fitojmë të gjitha të drejtat tona .

Më fal po pse nuk kërkoni pashaportë greke ju?

E para njëherë nuk më ka shuar në mend…Po ma dhanë, do marr edhe nja 100 mijë çamë të tjerë që duhet të kthehen në Greqi të marrin pronat dhe patjetër që do ta marrim të gjithë bashkë dhe do shkojmë prapë tek vendi ynë.

I ke parë këta kinezët se i shohim të gjithë me logon e PDIU-së,ke bërë fushatë në Kinë apo si është puna?

Ju më keni dëgjuar mua kur kemi thënë që e kemi ndërkombëtarizuar çështjen çame

Deri në Kinë e keni çuar?

Poooo

Sikur 1 % e kinezëve të vijnë të votojnë të mbështesin PDIU-në, e mori (qeverinë)

Po ju sikur të jeni tek mendja ime. A e keni parë që edhe sondazhet na nxjerrin 1%?

1% janë 14 milion kinezë dhe e kemi zgjidhur këtë punë.

Komentet
Top