Do ta bësh të lumtur? Ja çfarë ai dëshiron në shtrat!

shtrati.jpg

Në qoftë se shkojmë mirë dhe e duam partnerin tonë, intimiteti jonë duhet të jetë plot dhe i kënaqshëm. Sekreti i një cifti të lumtur në shtrat nuk ka të bëjë me teknikat e kamasutrës, por është përbërësi i vecantë i një recete misterioze.

Marrëdhënia në shtrat është tabu dhe e sikletshme, por le të ecim me besim, të kërkojmë të jemi vetvetja, le të shikojmë…dhe seksi do të ndizet!

Zbulohu!: E kush nuk ka një raport të vështirë me vetë trupin? E dini që edhe starët më të pëlqyeshëm të botës shpesh kanë pranuar një vështirësi në të konsideruarit të bukur. Personi që kemi në krah na ka zgjedhur ne, për atë që jemi. Le të shfaqemi me krenari, pa turp, por me shumë dashuri: strijat dhe celuliti nuk kanë ndonjë rëndësi.

Shprehu: Të bësh të qarta preferencat në shtrat nuk është e lehtë: cështje sikleti, por edhe hija e tabuve që i kemi që nga fëmijëria. Për sa i përket dashurisë, një burrë nuk mund të dijë se cfarë na ndodh dhe si ndihemi. Megjithatë na takon ne ta bëjmë të kuptojë cfarë na pëlqen dhe si.

Argëtohu: Bukuria dhe aftësia për të qenë seksi janë dy cështje shumë të ndryshme. Një person seksi është fluid në lëvizje dhe di si të përfshihet me keqdashje. Ndihemi të lirë në krahët e partnerit tonë: letra fituese është spontaniteti.

Beso: Kur e lëmë veten komplet në krahët e tjetrit të jepet përshtypja e përmbushjes së besimit. Qetësohemi dhe e heqim mendjen nga mendimet absurde se si të jemi më të mirë në shtrat.

Dashuro: Në takimet e para, kohët e përgatitjes para pasqyrës ishin të pafundme, por një herë në të njëjtin vend uniforma është… pizhama të mbushura me tegela! Një prerje e re flokësh, të brendshme të reja që na bëjnë të ndihemi seksi janë shumë të rëndësishme, jo për të, por për ne. Të mësosh të duash veten tënde, të ndihmon të krijosh vetëbesim dhe nuk bën gjë tjetër vecse i bën raportet në cift më solide dhe më të ekuilibruara.

Komentet
Top