Do të ndërtohet porti për super-jahtet dhe një resort luksoz vetëm një orë larg Tiranës

al.jpg

Një port i madh për jahtet dhe një resort luksoz është duke u ndërtuar në Kalanë e Turrës në Synej të Kavajë.

“Porto Albania” do të jetë një hapësirë e madhe turistike që do e përfshijë Shqipërinë në listën e vendeve luksoze.

Projekti do të ndërtohet nga një kompani zvicerane, e cila parashikon që në vitin 2019 të jetë gati.

Në port do të ankorohen 690 varka dhe jahte. Gjithashtu do të ketë një hotel me pesë yje dhe 146 dhoma, 250 apartamente, qendër tregtare, fushë golfi etj.

Komentet
Top