Do të ndodhë meçi i shumëpritur Mayweather-McGregor, caktohet data dhe vendi i duelit

auto_oks1497476879.jpg

Boksieri i pamposhtur Floyd Mayweather do të përballet me kampionin dyfishtë të UFC, Conor McGregor, në meçin e shumëpritur më 26 gusht në Las Vegas.

Dueli do të zhvillohet ose në MGM Grand Garden ose në T-Mobile Arena Las Vegas, ndërsa nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes.

Komisioni Atletik i Nevadas e ka miratuar kërkesën nga promovuesve të e Mayweather për duelin e madh në MGM Grand, mirëpo vendi i përballjes mund të ndryshojë (në T-Mobile Arena).

Meçi do të transmetohet nga Showtime dhe ata që duan ta shohin duhet të paguajnë për ta parë.

Mayweather konsiderohet si boksieri më i madh i gjeneratës së tij dhe ndër më të mirët në histori në kategorinë e tij. Gjatë karrierës (1996-2015) nuk ka regjistruar asnjë humbje dhe mban rekordin 49-0.

Ai do të kthehet nga pensionimi për të dueluar me të famshmin e arteve të përziera parciale, irlandezin McGregor, ndërsa dy rivalët pritet të përfitojnë nga 100 milionë dollarë.

Komentet
Top