Donald Trumpi është i neveritshëm, NRA-ja e rrezikshme

0-25.jpg

Donald Trump pozon në një ring wrestlingu duke qëlluar në fytyrë një njeri veshur me kostum, fytyra e të cilit është e mbuluar me një logo të CNN-it. Kjo video jo vetëm që është prodhuar shumë keq, por përmban gjithashtu një deklaratë shumë vulgare. Donald Trumpi sulmon në mënyrë simbolike ato që ai i quan “media lajmesh të rreme”: kompani tradicionale mediatike si CNN, New York Times apo Washington Post. Edhe gjatë fushatës zgjedhore Trump i ka sulmuar në mënyrë rigoroze të gjitha mediat, prej të cilave ndjehej i trajtuar padrejtësisht. Me këtë ai arriti të mobilizojë pasuesit e tij, sepse mediat që ai i përbuz si “media lajmesh të rreme” i përbuzin po ashtu edhe shumë nga votuesit e tij.

Jo e denjë për një president

Videoja e postuar ku Trumpi sulmon CNN është e neveritshme dhe e padenjë për një president. Nga ana tjetër – kë mund ta çudisë ende një gjë e tillë? Tweets e shumta të presidentit shkaktojnë thuajse për ditë reagime në titujt e gazetave. Dhe neveria e tij e thellë ndaj mediave nuk është e re. Zhurma për videon ne ringun e wrestling-ut, do të venitet si çdo herë pas një ose dy ditësh dhe nuk do të sjellë ndonjë pasojë me vete. Dhe dikur Trupmi do të postojë në Twitter ndonjë mesazh tjetër të zhurmshëm.

Për ta thënë krejt qartë: fakti që Donald Trump keqpërdor Twitter-in për të fyer, për t’u rënë në qafë dhe sulmuar kundërshtarët e tij, është krejtësisht i papërshtatshëm dhe i pafalshëm për postin e tij – pavarësisht nëse tweets drejtohen kundër mediave, kundër politikanëve të tjerë apo kushdoqoftë. Megjithatë, ekspertët e komunikimit kanë kohë që thonë se Trumpi ndjek me postimet e tij në Twitter një strategji të qartë: ai tërheq me qëllim vëmendjen e publikut nga tema të tjera, që përndryshe do të diskutoheshin nga mediat dhe publiku. Në këtë rast ishin përpjekjet e republikanëve për reformën e kujdesit shëndetësor të cilat kishin ngecut në vend, dhe të cilat duhet të dominonin kryeartikujt e mediave. Sepse kjo çështje prek personalisht miliona amerikanë. Kurse lufta e Trumpit me mediat, sado shqetësuese që është, nuk duhet të ndikojnë drejtpërdrejt tek jetesa e shumicës së amerikanëve.

Video e rrezikshme e lobiisitëve të armëve

Shumë më keq se videoja amatoreske në ringun wrestling-ut, është një film tjetër, që po përhapet tani në internet: një video e prodhuar në mënyrë profesionale, me të cilën Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) bën thirrje për anëtarë të rinj. Lobiistët e armëve të shoqatës NRA janë ndër mbështetësit më besnikë të Trumpit. Në klip dëgjohet zëri i një njeriu që përdor një retorikë të qartë të tipit “ne kundër atyre” duke vizatuar kështu imazhin e mjegullt të një kombi që gjoja kërcënohet nga mbështetësit e ish-presidentit Obama dhe kundërshtarëve të tjerë të Trumpit. Fjalë për fjalë në video thuhet: “Ka vetëm një mënyrë për ta ndaluar këtë dhe për të shpëtuar vendin dhe lirinë tonë, ne duhet ta luftojmë fuqinë e gënjeshtrave me me një grusht të fortë të vërtetash.”

Kritikët e quajnë këtë klip, i cili që prej botimit të tij në qershor është parë më shumë se gjashtë milion herë si lëndë eksplozive. Aty pothuajse bëhet thirje për dhunë kundër kritikuesve të Trumpit.

Fakti që lobi armëve dërgon një mesazh të tillë – dhe e bën këtë në mes të një klime të brendshme tashmë të ngarkuar politikisht – është për këtë komb të ndarë thellësisht një sinjal shumë më i keq se sa mund të jetë ndonjëherë videoja amatoreske e presidentit.

Autor-Michael Knigge

Komentet
Top