Dovizioso: Ishte një fundjavë e çuditshme

auto_def947208f2c13bfee60e0f27ee2f38f1497264479.jpg

Andrea Dovizioso i lumtur për suksesin e arritur në pistën e Spanjës. Eufori e madhe në radhët e Ducatit, pas asaj gare të jashtëzakonshme të zhvilluar në Montmelo. Dy garat e fundit, regjistrojnë dy vende të para për skuadrën Italinë. Gëzimi është akoma edhe më i madh për pilotin Dovizioso, i cili falë performancës së tij fantastike për asnjë moment nuk ndjeu kërcënim nga rivalët e tij.
“Ishte një fundjavë e çuditshme për të gjithë në, ku nuk ishte e thjeshtë të menaxhoje garën, temperaturën e lartë dhe gomat. Arrita t’i menaxhojë mirë të gjithë këto element. Kemi punuar shumë me detajet. Fituam sepse u treguam inteligjent. Dua ti falënderoj të gjithë për punën e realizuar, jam i sigurt se në të tilla ritme do të vazhdojmë edhe të qëndrojmë edhe në garat e ardhshme”

Komentet
Top