Duka: Stadiumi në Strumicë, i papërshtatshëm për sfida ndërkombëtare”

duka1-470x278.jpg

Stadiumi në Strumicë ka marë nota negative për organizimin e sfidës së raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, në të cilën Vardari mundi Malmen me 3-1 dhe u kualifikua në raundin e tretë eliminator. Fillimisht ishte sulmi i tifozëve mysafirë me gurë nga tifozët e Vardarit dhe kontakti i afërt i tifozëve në tribunën kryesore me arbitrat e ndeshjes, pas përfundimit të pjesës së parë, në rrugën drejt zhveshtores. Në listën e vërjejtjeve nga UEFA do të jetë shpalosja e parrullës “UEFA Mafia”, për të cilën Vardari do të kalojë në duart e Komisionit Disiplinor. Sfida Vardari-Malme ishte nën vëzhgim të kontrollorëve special të UEFA-s që kanë dhënë vlerësimet e fundit  për zhvillimin e ndeshjes eliminatore Maqedoni – Shqipëri në stadiumin në Strumicë në maujin shtator. Presidenti i Federatës së Shqipërisë. Armando Duka është i bindur se kjo përballje nuk do të zhvillohet në Strumicë, edhe pse potencon qartë se do të respektojë vendin e UEFA-së.

Armando Duka, president I FSHF

“Ne kemi dhënë mendimin tonë dhe kemi kundërshtuar në mënyrë zyrtare që ndeshja të organizohet në Strumicë për disa arsye teknike që ne mendojë se ai stadium nuk i ofron. Ende nuk është vendimi zyrtar se ndeshja do të zhvillohet në Strumicë. Por nëse UEFA vendos se duhet të shkojmë në Strumicë, UEFA do të  thyejë rregullat e lojës. Kemi bindjen se nuk duhet të luajmë atje . Nuk është një stadium i përshtatshëm për një ndeshje ndërkombëtare . Nuk besoj se ofron sigurinë për ne  dhe për tifozët tanë….”

Komentet
Top