Durant me Golden State te pandalshem, Durant fiton lojen ne fund (Video)

auto_durant-kcurry-780x4391477464001.jpg

Askush në histori të NBA në play-off nuk e kthyer rezultatin pas epërsisë 3:0 në 4:3, dhe jo vetëm në finale porn ë tërë fazën e eliminimit. Që ta mbroj titullin, Cleveland do të bëhet skuadra e parë që ia del këtij qëllimi.
Golden State fitoi në udhëtim 118:113, dhe tash ka kaluar në epërsi prej 3:0 në serinë finale, kurse drejtë titullit të dytë në tri vitet e fundit me gjasë e dërgoj Kevin Durant që ishte i paparë në minutën e fundit dhe pa dyshim më meritori në këtë triumf, kurse për të do të ishte titulli i parë në karrierë.

Vendasit në 90 sekondat e fundit kishin epërsinë 113:109, dhe e huqën akcionin e tyre, derisa në anën tjetër Durant shënoi më 113:111.
Pas kësaj Kyle Korver e huqi një trepikësh edhe pse i papenguar nga askush pas asistimit perfekt të LeBron James, kurse në kundërsulm Durant e kaloi në epërsi skuadrën e tij. Sërish në akcionin e radhës gabojnë vendasit këtë herë Kyrie Irving huqi gjuajtjen dhe u detyrua në anën tjetër të shkaktoj gabim personal në Durant i cili ishte i saktë dhe me seri prej 7:0 praktikisht ia dha fitoren “luftëtarëve”, shkruan Korneri.net.

Edhe pse gjasat ishin që rezultati të barazohet, megjithatë vendasit gabojnë sërish dhe kështu mysafirët fitojnë duelin që konsiderohej i humbur.
LeBron James udhëhoqi Cavs me 39 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime, dhe sa është i nevojshëm për skuadrën e tij e tregoi një pauzë prej dy mintave pas së cilës Golden State shënoi seri prej 10:0. Pas tij qëndroj Kyrie Irving që ndeshjen e mbylli me 38 pikë.
Nga ana tjetër te fituesit u dalluan (favoriti për MVP), Kevin Durant me 31 pikë, Klay Thompson me 30, kurse Stephen Curry i shtoi 26 pikë e 13 kërcime.
Ndeshja e katërt luhet në Cleveland në natën në mes të premtës dhe të shtunës. Nëse Golden State shënon fitore atëherë bëhet skuadra e parë në histori që e fiton titullin me bilanc 16:0.

Komentet
Top