Dy klubet e mëdha angleze e kërkojnë mbojtësin shqiptar

hysaj.jpg

Futbollistët Elseid Hysaj mbetet një prej objektivave të afatit kalimtar së klubeve të Premier Leagues angleze. Kjo pavarësisht faktit se pak ditë më parë kuqeziu deklaroi se do të qëndrojë te Napoli të paktën edhe një sezon, ku do të kërkojë të fitojë trofe.

A do të qëndrojë Hysaj te Napoli? Besoj që po. Gjendem shumë mirë aty. Tifozët janë fantastikë, qyteti është shumë i bukur. Besoj që do të qëndroj, me shpresën se do të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm dhe më pas do të flasim sërish.

Me hapjen e afatit të transferimeve të verës, mbrojtësi i Napolit është rikthyer në orbitën e Chelsea dhe Arsenal. Klubet londineze e cilësojnë një alternativë të shkëlqyer për krahun e djathtë të repartit defensivë. Pas fitimit të titullit, Chelsea kërkon të përforcojë organikën, ndërsa Hysaj vlerësohet si kandidati perfekt për krahun e djathtë, aty ku sezonin e kaluar luajti Victor Moses.

Komentet
Top